Kush e zëvendëson Isën? Arban Abrashi jep detaje nga mbledhja e LDK-së

Aktuale

Kush e zëvendëson Isën? Arban Abrashi jep detaje nga mbledhja e LDK-së

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Arban Abrashi

Pas mbledhjes së LDK-së, zyrtari i kësaj partie, Arban Abrashi ka dal në një konferencë për media ku ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi.

Abrashi ka thënë se të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, do të mbesin në detyre deri në organizimin e Kuvendit.

Tutje Abrashi tha se do të formojnë tre komisione, ku një prej tyre do të jetë ai që do të merret me kandidaturat, derisa thotë se nuk ka ende emra konkret për të parin e LDK-së.

“Nuk ka emra për momentin”, deklaroi Abrashi.

Ndërkaq sa i përket dorëheqjes së Isa Mustafës, Abrashi u shpreh se dorëheqja e këtij të fundit është e është e parevokueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat