Kalaja e LDK-së filloi të rrënohej nga brenda

Aktuale

Kalaja e LDK-së filloi të rrënohej nga brenda

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:28
LDK

Bartësitzyrtar i gjithë procesit të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovi, pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe rezultateve, ku LDK-ja doli e treta, flet rreth asaj se kush e solli në këtë katandisje LDK-në dhe si mund të shpëtohet.

Sipas tij kjo situatë ishte e pritshme. 

"E kam thënë dhe po e përsëris, se pas vdekjes së Rugovës, në LDK, ajo që për vite zhvillohej si luftë nga jashtë për ta  marrë nga brenda (kalanë), u zhvendos në kahun e brendshëm. "Pra, "kalaja", filloi të rrënohej nga brenda", tha Buxhovi.

Njëri nga themeluesit e LDK-së, shtoi se ky proces nisi në vitin 2006 nga Sejdiu, Daci dhe vazhdoi në vitin 2010 me Mustafën dhe akterët tjerë përreth tij. Ishte pra ky një mision që duket absurd, por për mua më se i qartë, të rrënimit nga brendas! 

Sipas Buxhovit arsyet janë të shumta. Por, Mustafa ishte ndër ata akterë që kjëtij procesi ia drejtoi kahu dhe ia dha epilogun në përputhje me interesat e faktorëve të tjerë që e donin këtë gjë.

"Sa i përket asaj se kush mund ta marrë drejtin e tanishëm dhe të ngjashme që kanë shpërthyer nëpër debate televizive, edhe kjo ka të bëjë me atë se a do të pengohet rikthimi i LDK-së në skenën poltike ashtu siç i duhet asaj, pra si forcë që merr përsipër përgjegjësinë historike për ndryshimin e domosdoshëm,  apo që kjo të jetë pjesë e një skenari, që e gjitha të paraqesë defaktorizimin e saj gjoja në emër të reformimit", tha Jusuf Buxhovi. 

Sipas mendimit të tij, duhet të bëhet rikthimi i LDK-së me anën e një Këshilli të Përkohshëm Qendror, që duhet të marrë përsipër gjithë procesin e ngritjes së strukturave të reja nga degët dhe nëndegët. Çdo sjellje tjetër, do të ishte vetëm maskë për mbajtjen e atyre që LDK-në, me mison të caktuar, e kanë sjellë në këtë gjendje!

Ai shtoi se kjo varet nga  ecuria: a kërkohet rikthim i saj i njëmendtë, pra siç e theksova me anën e një Këshilli të Përkohshëm që merr përsipër hartimin e një programi dhe konvepti, apo të lojës me "reforma" të zëvendësimit të kuadrove me kuador! 

"Kjo e dyta vetëm sa do ta çonte te varrojsa e plotë politike, që nuk duhet lejuar, meqë LDK-ja është parti shtetformuese dhe e domoshme për skenën politike të Kosovës dhe balansat e saj të domosdoshme", tha Jusuf Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat