​Beqiri: Vazhdoj të jem kryetar i degës në Kodrën e Trimave

Aktuale

​Beqiri: Vazhdoj të jem kryetar i degës në Kodrën e Trimave

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Ismet Beqiri

Kryetari i degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë Ismet Beqiri ka komentuar zërat e anëtarësisë së kësaj partie për dorëheqjen e tij nga ky post.

Ish-kryetari i GP të LDK-së në Kuvend, Ismet Beqiri tha se i kupton ambiciet e njerëzve, të cilat i vlerësoi si normale, por shtoi se kjo s’ka të bëj fare me organizimin e degës.

Beqiri: Vazhdoj të jem kryetar I degës së LDK-së në Kodrën e Trimave

“LDK-ja është e suksesshëm e cila asnjë herë nuk i ka humbur zgjedhjet deri në këtë vit, dhe unë jam shumë krenar që e udhëhiqi atë degë, e para, dhe dyta çdo vendim i degës, i strukturës, i kuvendit dhe i kryesisë për mua është obligativ. Asnjë tjetër jashtë kësaj nuk është obligativ për mua dhe nuk prodhon efekt. Për mua LDK-ja është shtëpi e madhe, ka rregull, ka rend, mirëpo, besoj që iu kapërcen. Unë i kuptoj ambiciet e njerëzve, janë normale, por kjo s’ka të bëj fare me degë. Ai takim i kafiterive është, nuk ka qenë hera e parë. Ka qenë edhe më herët. Ishin ndaluar deri para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve sigurisht që kanë pasur dëshirë. Asgjë, serioze nuk është. A keni me vazhduar me qenë ende kryetar i degës? Patjetër. Nuk është problem i ndërrimit të kryetarëve të degëve, ne duhet me ul, kur të zgjidhet kryetari ri, edhe kryesia kanë me i analizuar rezultatet. Unë edhe tash do t’i analizojë rezultatet dhe Pastaj konform analizës që na del dhe të dilet me qëndrime të qarta, por që i bëjnë strukturat e degës. Gjithmonë nënkupton, kryesia e degës, edhe kuvendi i degës nëse ka nevojë. Por kryesia e degës dhe kryetarët e nëndegëve janë ata që vendosin, ndryshe këto punë nuk bëhen”, theksoi Beqiri.

Ai po ashtu ka komentuar edhe zhvillimet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri në LDK, i cili theksoi se janë duke bërë organizmin e punës së kuvendit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat