Fehmi Hoti zgjidhet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Aktuale

Fehmi Hoti zgjidhet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Fehmi Hoti

Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se vendimi për emërimin e kolonel Fehmi Hotit zëvendësdrejtor është marr sot.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur konkurs për zëvendës-drejtor të përgjithshëm, pasi Samedin Mehemti nga kjo pozitë është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Deri më tani, kolonel Fehmi Hoti ka ushtruar detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai para se të emërohet drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Media ka pyetur Policinë e Kosovës, por ata nuk e kanë konfirmuar.

Fehmi Hoti është me prejardhje nga komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat