Ish-agjenti publikon videon dhe i drejtohet Gjykatës Speciale – shikojeni urdhrat e kryekriminelit Millosheviq për vrasjet në Kosovë

Aktuale

Ish-agjenti publikon videon dhe i drejtohet Gjykatës Speciale – shikojeni urdhrat e kryekriminelit Millosheviq për vrasjet në Kosovë

Nga: N.SH Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:34
Jovan Golluboviç

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një video të një serbi, i cili ka treguar detaje për luftën dhe krimet serbe në Kosovë.

Jovan Golluboviç në këtë video, flet për urdhrat që kishte marr Policia Sekrete serbe direkt nga kryekrimineli Millosheviq dhe Ivica Stanishiqi. Miftari i cili e komenton këtë video, thotë se serbi ka treguar për sulmin që ka ndodhur në Prekaz ndaj familjes Jashari.

Serbët ishin urdhëruar nga Millosheviqi që mos të lenin të gjallë në Prekaz as një qenë, e lër më njerëzit. Miftari në këtë shkrim i drejtohet edhe Gjykatës Speciale, kryeministrit në ardhje Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit, si dhe Aleksandër Lumezit që ta shikojnë këtë video.

Postimi i Naim Miftarit:

Drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë, Albin Kurtt, Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Lumëzit!

Presidente, kryeprokuror, kryeministër të Kosovës, shikoni këtë video të Jovan Golluboviç dëshmi se si kishin marr urdhra Policia sekrete serbe direkt nga Sllobodan Millosheviqi, Ivica Stanishiqi UDB, Goran Radosavjeviqi (Guri) MUP, që gjatë veprimeve në Kosovë, në veçanti në mars të vitit 1998, gjatë sulmit në familjen e Adem Jasharit në Prekaz që askush të mos dilte i gjallë nga aty. Pos njerëzve ata kishin urdhëruar të vriteshin edhe qentë e fshatit Prekaz.

Si ishte skenua sulmi, thirrjet me megafon nga autoblindat, si i kishte arrit t’i fsheh Serbia krimet e veta me Prokurorinë e vet Speciale karshi Gjykatës në Hagë. Kosova duhet të kërkoj llogari nga Serbia, kjo dëshmi duhet medoemos të transferohet në Gjykatën Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat