Faton Peci: Në bazë të dhënave nga terreni del se kam fituar mandatin e deputetit

Aktuale

Faton Peci: Në bazë të dhënave nga terreni del se kam fituar mandatin e deputetit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:13
Faton Peci

Kandidati e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se në bazë të dhënave që posedon ai ka fituar mandatin e deputetit.

“Informata zyrtare nuk kam, por të dhënat nga terreni flasin se unë do të jem deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Peci në “Debat Plus”.

Bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit thotë se rezultatet e 14 shkurtit për Lëvizjen Vetëvendosje lidhen me dobësitë e LDK-së.

“Rritja e Vetëvendosjes lidhet ekskluzivisht me defektet që kanë shoqëruar Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Peci thotë se rrjedhja e votës për LDK-në ka filluar qysh nga viti 2014.

“Unë edhe Vjosa Osmani që në atë kohë kemi tërhequr vërejtjen për një mori vendimesh të gabuara…Prishja e koalicionit me LVV-në dhe përjashtimi i Vjosa Osmanit nga partia ishte ndër vendimet më të gabuara të LDK-së që i kushtuan kësaj të fundit në zgjedhje”.

Edhe kryetari i dorëhequr i LDK-së Isa Mustafa thotë se votuesi i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit ka rrjedhur në Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat