A do të numërohen votat për Albin Kurtin? Ja përgjigjja e Valdete Dakës

Aktuale

A do të numërohen votat për Albin Kurtin? Ja përgjigjja e Valdete Dakës

Nga: N.SH Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 23:12
Albin Kurti, Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është deklaruar për numërimin e votave të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë certifikuar.

Nga KQZ-ja nuk janë certifikuar lideri i LVV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe disa të tjerë. Daka në një emision televiziv, ka thënë se votat që janë për kandidatët që nuk janë certifikuar janë të pavlefshme.

“Ato vota nuk figurojnë askund, sepse në formularë të përputhjeve se rezultateve për kandidatë, janë vetëm emrat e kandidatëve të certifikuar. Vetëm ata që janë certifikuar gjenden në këto lista dhe nuk ka rubrika ku mund të barten rezultatet për personat të cilët nuk janë certifikuar”, ka thënë Daka.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm, e cila ka dal e para, për të pasuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Në këto zgjedhje, Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur që të kaloj pragun zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat