Vjosa Osmani e Avdullah Hoti, ngritën flamurin shtetëror për festën e pavarësisë

Aktuale

Vjosa Osmani e Avdullah Hoti, ngritën flamurin shtetëror për festën e pavarësisë

Nga: H.O. Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 06:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 08:36) - Sot Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë.

Kjo ka bërë bashkë krerët e shtetit, pavarësisht dallimeve.

U.d e presidentit Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot së bashku kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, përcjell Bota sot.

Image

Hoti ka publikuar foto nga ceremonia.

Postimi i tij i plotë:

Me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

***

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani në një postim të saj në Facebook ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Osmani së bashku me Avdullah Hotin, kryeministër në detyrë, kanë ngritur flamurn shtetëror në festën e pavarësisë.

Postimi i plotë:

Ngritja e flamurit shtetëror. ??

Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur.

Image

Kosova sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Republika e Kosovës me shumë aktivitet do të shënojë sot trembëdhjetë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Fillimisht aktivitetet nisin me ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me pas në bazë të agjendës shtetërore te aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës mbahen homazhe në në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të varri i Presidenit Rugova si dhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.

Manifestimi qendror për shënimin e Pavarësisë mbahet në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën do të marrin pjesë Presidenjta Vjosa Osmani, Kryeministri Avdullah Hoti si dhe figura tjera publike.

Gjatë kësaj dite po ashtu do të organizohen gara sportive nga federatat e ndryshme te sporteve si dhe do të hapen ekspozita dhe koncerte nga institucionet kulturore në vend.

Edhe Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit shfaqin filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërroj flamurin amerikan.

Në këtë mënyrë edhe një herë Shoqata Miqtë e Amerikës ka deklaruar se dëshiron ta potencoj faktin që sponzorues i formimit të shtetit të Kosovës janë SHBA-të dhe aleatët e tyre andaj do ta repektojnë duke e vendosur një flamur të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat