Bëhen bashkë Vjosa Osmani e Avdullah Hoti

Aktuale

Bëhen bashkë Vjosa Osmani e Avdullah Hoti

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:57
Vjosa Osmani e Avdullah Hoti

Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në këtë ditë institucionet kanë paraparë disa aktivitete.

Në mesin e tyre, dy ish-partiakët, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti do të jenë bashkudhëheqës në dy prej tyre.

Si liderë të shtetit, Osmani si u.d e presidentes dhe Hoti si kryeministër në detyrë në orën 08:00 do të jenë pjesë e ngritjes së flamurit shtetëror nga garda ceremoniale e FSK-së që do të bëhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Disa orë më vonë, saktësisht në ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Edhe në këtë organizim marrin pjesë u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat