​Homazhe në Prekaz në 13-vjetorin e pavarësisë, Jashari: U deshtë sakrificë për të pritur këtë ditë

Aktuale

​Homazhe në Prekaz në 13-vjetorin e pavarësisë, Jashari: U deshtë sakrificë për të pritur këtë ditë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të bashkuar për të quar proceset para, është thirrja qe po bën përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekimi. Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ai bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin ka bërë homazhe në kompleksin "Adem Jashari", në Prekaz.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se u desh shumë mund dhe sakrificë për të arritur te kjo ditë.

Veç tjerash, theksoi se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të quar para proceset.

Jashari: Përçarja mund t’i zgjasë proceset të cilat duhet të përfundohen

"Përndryshe po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasë edhe më shumë kohë proceset të cilat ka nevojë shumë ky vend t'i përfundojë. Dhe sidomos për t'i dhënë zhvillim ekonomik këtij vendi. Vetëm atëherë mund të themi që jemi duke realizuar amanetin e dëshmorëve", ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përendur ish-liderët dhe gjithë ata që po mbahen në Hagë.

Lladrovci: Këtë përvjetor të pavarësisë po e festojmë pa liderët dhe themeluesi e shtetit tonë

"Sot këtë ditë të pavarësisë po e festojmë pa liderët dhe themeluesit e shtetit tonë. Pa Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre. Por këtë ditë sot e kujtojmë edhe komandantin legjendar dhe familjen Jashari, si dhe gjithë bijtë e bijat e kombit tonë që dhanë jetën për liri", ka theksuar ai.

Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat