Këta janë tre kandidatët më të votuar të LDK-së në Pejë

Aktuale

Këta janë tre kandidatët më të votuar të LDK-së në Pejë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 10:51

Të dielën e 14 shkurtit 2021, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhje tashmë ka nisur publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet në të gjitha komunat e Kosovës.

Media ka siguruar listën me votat që kanë marrë kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Pejës.

Avdullah Hoti i cili ishte bartës i listës dhe kandidat për kryeministër është më i votuari nga qytetarët e Pejës, me 5361 vota.

I dyti më i votuari renditet Kujtim Shala me 5054 vota. I treti renditet Shkumbin Gashi me 3804 vota, duke lënë pas figurat më me zë të LDK-së, siç janë Agim Veliu, Arben Gashi, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj etj.

Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Pejë dhjetë kandidatët e parë në listën e LDK-së:

1. Avdullah Hoti- 5361
2. Kujtim Shala- 5054
3. Hykmete Bajrami- 1555
4. Agim Veliu- 206
5. Behgjet Pacolli- 384
6. Lirije Kajtazi- 70
7. Anton Quni- 909
8. Arben Gashi- 1754
9. Ardita Dushi- 120
10. Driton Selmanaj- 278

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës është radhitur si partia e dytë me 13.08% apo 103,507 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat