​E harruan pandeminë, qytetarët po i gëzohen Ditës së Pavarësisë

Aktuale

​E harruan pandeminë, qytetarët po i gëzohen Ditës së Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Ilustrim

Kosova shënon sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përkundër pandemisë, kjo ditë mblodhi shumë qytetarët në sheshet e Prishtinës.

Flamuri i Kosovës, kaltër dhe verdhë, i shoqëruar me atë kombëtar u panë në duart e shumë qytetarëve.

Këta të fundit i harruan masat kundër pandemisë. Në tri sheshet kryesore të kryeqytetit “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, qytetarë të shumtë kishin marrë vallen nën shoqërimin e daulleve.

Atmosfera dukej e ngrohtë dhe flamujt po shkëlqenin në motin e ftohtë që po mbretëron këtë të mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat