Arianit Koci me plis në kokë hyn në restorant, kjo që i ndodhi e befasoi – çfarë i tha gruaja e tij?

Aktuale

Arianit Koci me plis në kokë hyn në restorant, kjo që i ndodhi e befasoi – çfarë i tha gruaja e tij?

Nga: N.SH Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:24
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, i cili njihet për shkrimet e tij, duke përshkruar ngjarjet nga momentet më interesante gjatë një dite, edhe sot ka treguar një moment interesant. Ai për nderë të pavarësisë së Kosovës, ka shkua me plis në kokë në një restorant. Por si duket, ka ndodhur diçka që nuk e ka pritur.

Atë e kanë shikuar të gjithë që ishin në restorant derisa është hy aty. Koci ishte së bashku me gruan e tij, Meritën, e cila i ka thënë që ta heq plisin nga koka pasi që po e shikojnë të gjithë.

Por Koci, paksa me humor i është përgjigjur gruas së tij, se është dashur moti me mendua, para se të martohet me një katundar të civilizuar.

Postimi i plotë:

Restoranti plot - po festohet pavarësia. Hyna me plis. Krejt po më këqyrin. Si duket, moti nuk ju ka ra me e pa k’si far burri... Merita po thotë: “Hjeke more. Këqyre qysh po të këqyrin”. Eeee, o vytë me kohë me mendu, para se me e martu katunarin e civilizum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat