Propozohet 30 prilli si datë e kalimit të dosjes te trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës

Aktuale

Propozohet 30 prilli si datë e kalimit të dosjes te trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:53
Salih Mustafa në Gjykatën Speciale

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Giju ka propozuar 30 prillin e këtij viti si datë për kalimin e dosjes së çështje Salih Mustafa te trupi gjykues.

Po ashtu konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Mustafa do të mbahet më 5 mars.

“Në vendimin e tij të fundit të 17 shkurtit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi si afat të propozuar për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues të premten, 30 prill 2021, ose rreth kësaj date. Gjykatës Giju i ka bërë thirrje palëve që të ngrehin, sa më parë që të kenë mundësi, çfarëdo çështje që mund të ndikojë në datën e propozuar të kalimit. Gjithashtu, në të njëjtin vendim është caktuar mbajtja e konferencës së ardhshme për ecurinë e çështjes më 5 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ndërsa akuzohet për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat