Kaq vota grumbulluan kandidatët për deputetë të AAK-së në Klinë

Aktuale

Kaq vota grumbulluan kandidatët për deputetë të AAK-së në Klinë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:34
AAK

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Sipas rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit si partia e katërt më e votuar në nivel vendi me 7,43% apo 58.743 vota të grumbulluara.

Sipas kësaj liste, kandidati për president, Ramush Haradinaj mori 2595 vota.

Ndërsa kandidati për deputet më i votuar në Klinë është Agron Bacaj me gjithsej 2068 vota.

Në këto zgjedhje garuan edhe tre kandidatë të AAK’së që vijnë nga kjo komunë.

Ndërsa, Marqe Selmanaj mori 1 mijë e 132 vota dhe Shkëlqim Millaku 897 vota.

Në total në Klinë AAK’ja mori 23.54% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat