Blerim Maqastena po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë, institucionet në Kosovë heshtin

Aktuale

Blerim Maqastena po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë, institucionet në Kosovë heshtin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Foto

17 shkurti do të mbetet përgjithmonë një ndër datat më të shënuara për të gjithë shqiptarët.

Pavarësia e Kosovës historikisht do të mbetet data më e rëndësishme e lirisë.

Por sot kur të gjithë po festojnë 13 vjetorin e pavarësisë disa kosovarë po vazhdojnë të mbahen në burgjet e Serbisë.

Nezir Mehmetaj prej më shumë se një vit e Blerim Maqastena prej disa muajsh.

Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në pikën kufitare me të kthyer nga Serbia ku kishte shkuar për shkaqe shëndetësore të nënës së tij, ndërsa Maqastena u arrestua derisa po ecnin me njërin prej miqve të tij në pikën kufitare të Merdares.

Natyra Kuçi, zyrtare në Partinë Socialdemokrate tha se sot Blerimi do të duhej të festonte bashkë me ta, por që padrejtësisht po mbahet në burgjet e Serbisë.

“Institucionet e Kosoves kane fut veshet ne lesh per kete rast, sepse Blerimi nuk eshte oportunist politik e as anetar i partive te tyre. Blerimi ishte dhe eshte aktivist i palodhshem qe lufton per barazi dhe drejtesi, atedhedashes i pakursyer ne secilen kohe. #drejtesiperBlerimin”, tha ajo.

Duhet përkujtuar që përpos disa reagimeve që ishin bërë publike nga ministria e Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, asgjë tjetër nuk thuhet të jetë bërë për lirimin e këtyre kosovarëve nga burgjet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat