Jashari: Forcën dhe ndjeshmërinë që na e japin festat kombëtare t’i kthejmë në detyrë për secilin nga ne

Aktuale

Jashari: Forcën dhe ndjeshmërinë që na e japin festat kombëtare t’i kthejmë në detyrë për secilin nga ne

Nga: A.SH Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:32
Bekim Jashari

Sot për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, u mbajt manifestimin qendror, pjese e së cilës ishte edhe Bekim Jashari.

Ai tha se ishte nder dhe emocion duke parë ushtarët e shtetit tonë, Ushtrinë që tani është pjesë e rëndësishme e misioneve paqeruajtëse në botë.

Postimi në Facebook:

Në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, në manifestimin qendror, kushtuar 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Emocion e krenari duke parë ushtarët e shtetit tonë, Ushtrinë që tani është pjesë e rëndësishme e misioneve paqeruajtëse në botë.

Forcën dhe ndjeshmërinë që na e japin festat tona kombëtare t’i kthejmë në detyrë për secilin nga ne, në shërbim të shtetit, për të dëshmuar atdhedashurinë që kemi secili prej nesh.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë e Pavarësisë së shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat