13-vjetori i pavarësisë, hapen dokumentet e Kosovës

Aktuale

13-vjetori i pavarësisë, hapen dokumentet e Kosovës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Nait Hasani

Ekspozita “Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar” pasqyron dokumente që nga 1912 deri ne vitet 70.

Këta artefakte prezantohen në një ditë simbolike në përvjetorin e 13 të shtetit të Kosovës.

Bedri Zyberaj, çmon posaçërisht kontributin e Ernest Koliqit, për hapjen e shkollave shqipe.

“Deri në kohën e monarkisë jugosllave ne nuk kemi pasur të drejtën e shkollimit në Gjuhës Shqipe. Në rend të parë kontributi i tij ka qenë për shkollimin, për hapjen e shkollës në Gjuhën Shqipe e cila në Kosovë ka munguar deri në Luftën e Dytë Botërore.

Unë personalisht kam gjetur në arkivin e shtetit shqiptar dokumente që janë kërkuar dy mësues nga fshati ku unë vij, nga rrethina e Ravecit, dy mësues në Gjuhën Shqipe, mundësisht një femër për të shkolluar vajzat”, u shpreh ai.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, thotë se pavarësisht sistemeve, në rrjedhat e historisë Shqipëria ka mbështetur gjithnjë Kosovën, ndërsa ndërprerjen e marrëdhënieve njerëzore dhe zyrtare nga 1981 deri në demokraci e lidh me  luftën e ftohtë.

“Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me Jugosllavinë, ndërsa me shqiptarët asnjëherë nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet. Shqipëria ka qenë në mbështetje të protestave dhe demonstratave të shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.

Ekspozita e çelur në ambientet e Kalasë së Tiranës  u realizua si bashkëpunim i Agjencisë  Shtetërore të  Arkivave të Kosovës me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat