Demush Shasha prezanton faktet: Albin Kurti po gabon kur...

Aktuale

Demush Shasha prezanton faktet: Albin Kurti po gabon kur...

Nga: P.R Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:20
Albin Kurti

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps” tha se mund ta bëjë një “kompromis” për ta vendosur dialogun me Serbinë pak më lart në renditjen e prioriteteve.

“Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia”, ka thënë Kurti.

Por Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, thotë se kjo temë nuk është as mesin e 30 prioriteteve të qytetarëve.

“Kurti gabon kur thotë se dialogu me Serbinë është prioriteti 6-7 i qytetarëve. Në fakt, Dialogu me Serbinë nuk është as në mesin e 30 prioriteteve të qytetarëve sipas Pulsit Publik UNDP-s 2020”, ka shkruar Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat