Osmani e Hoti i cakërrojnë gotat për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Osmani e Hoti i cakërrojnë gotat për Ditën e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Osmani e Hoti i cakërrojnë gotat për Ditën e Pavarësisë

Shënimi i përvjetorit të pavarësisë i ka bërë bashkë liderët e vendit. E aty u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kanë cakërruar gotat në pritjen shtetërore për ndër të 13 vjetorit të pavarësisë.

Kjo ndodhi në pritjen shtetërore për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nën patronazhin e u.d. së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të pranishëm në ketë pritje ishin kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, përfaqësues të institucioneve vendore, ambasadorë të shteteve e përfaqësues fetar

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së ku të pranishëm ishin u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hotin patën një përshëndetje të ftohtë ndaj njëri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat