Analisti nga Shqipëria: Faleminderit Presidenti im!

Aktuale

Analisti nga Shqipëria: Faleminderit Presidenti im!

Nga: N.SH Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 20:34
Presidenti historik, Ibrahim Rugova, Rexhep Shahu

Analisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu për nder të pavarësisë së Kosovës, ka falënderuar presidentin Ibrahim Rugova.

Shahu përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe një fotografi të tij së bashku me Rugovën.

Shahu thotë se, çdo ditë që po kalon, Rugova po bëhet më i pranishëm e më i domosdoshëm tek shqiptarët dhe te miqtë e tyre.

Postimi i plotë:

Faleminderit Presidenti im!

U bë 13 vjeçe Kosova e pavarur, atdheu ynë i shenjtë.

Unë dhe të gjithë si unë të falënderojmë për këtë Kosovë që na le.

Unë të falënderoj për mirënjohjen ndaj meje se më ke bërë krenar.

Çdo ditë që kalon po bëhesh më i pranishëm e i domosdoshëm tek shqiptarët e te miqtë e tyre Presidenti im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat