“Rezultati për LDK-në ishte i rëndë – më i rëndi në histori”, Lumir Abixhiku vjen me një mesazh të fuqishëm, ja çka thotë për fituesit

Aktuale

“Rezultati për LDK-në ishte i rëndë – më i rëndi në histori”, Lumir Abixhiku vjen me një mesazh të fuqishëm, ja çka thotë për fituesit

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:01
Lumir Abdixhiku

Kandidati i LDK-së për deputet të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se rezultati i këtyre zgjedhjeve për LDK-në ishte më i rëndi në histori.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, ky rezultat për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë.

Sipas tij, ky është mesazh i qartë e i zëshëm ku thërret për reflektim dhe kush nuk e dëgjon harrohet. Abdixhiku thotë se rruga përpara për LDK-në nuk është e lehtë, por do ta gjejë LDK-ja. Në fund, Abixhiku ka uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve e që është LVV-ja.

Postimi i plotë:

Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falënderojë sërish, për të tretën herë radhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne.

Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë - më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë.

Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.

Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit. Fituesve të zgjedhjeve urime. Kosovës gëzuar ditëlindjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat