Ky kandidat i VV-së mori rreth 11 mijë vota veç në Prizren

Aktuale

Ky kandidat i VV-së mori rreth 11 mijë vota veç në Prizren

Nga: A.Zh Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:13
Lëvizja Vetëvendosje

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ka njoftuar se vetëm në komunën e Prizrenit ka marrë rreth 11 mijë vota në zgjedhjet e së dielës.

Ai ka falënderuar votuesit e tij, duke thënë se me përkushtim do ta përmbush besimin e tyre, përcjell Bota sot.

Postimi i Rexhajt në Facebook:

Të dashur qytetarë!

Ju miqtë e mi të cilët e tejkaluat edhe hapin tim!

Veç në Prizren dhe në regjion rreth 11 mijë më besuan në përfaqësimin e vullnetit të tyre në Kuvendin e Kosovës!

Iu kërkoj falje nëse për çdo eventualitet nuk kam mundur t'u përgjigjem veç e veç. Por iu jam mirënjohës dhe do të përkushtohem për ta përmbushur besimin tuaj.

I juaji Arbëri!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat