Berisha: Shpirtin e kam në Shqipëri, zemrën në Kosovë

Aktuale

Berisha: Shpirtin e kam në Shqipëri, zemrën në Kosovë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 06:21
Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka komentuar sondazhet e fundit në Kosovë të cilat e kanë nxjerrë si liderin më të preferuar në Shqipëri.

Ai ka thënë se “shpirtin e ka në Shqipëri, derisa zemrën në Kosovë”, derisa ka shtuar se nuk do të ketë asnjë funksion politik përveç të qenit deputet.

“Unë më 26 qershor të vitit 2013 kam dalë përfundimisht nga çdolloj funksioni politik përveç deputeti. Nëse shpirtin e kam në Shqipëri, atëherë zemrën e kam në Kosovë ose anasjelltas. Ndjek me interesin më maksimal zhvillimet dhe jam optimist se periudha e pazareve jashtëzakonisht të dëmshme ka marrë fund. Kosova do të faktojë se nuk i ka askujt borxh mbi tokë, por ajo do të di të ndërtojë marrëdhëniet më të mira dhe të shndërrohet në një shembull frymëzues për vendet e rajonit. Shembull frymëzues për vendet e rajonit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat