Profesori amerikan uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë, ka një kërkesë për Rusinë dhe Kinën

Aktuale

Profesori amerikan uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë, ka një kërkesë për Rusinë dhe Kinën

Nga: A.Morina Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Alon Ben-Meir

Edhe profesori amerikan, Alon Ben-Meir ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ben-Meir përgëzoj Kosovën për arritjen e këtij përvjetori historik pas tmerreve të vitit 1999. Ai kërkoi nga Rusia, Kina dhe shtetet e tjera të Evropës ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Rusia, Kina dhe vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta ndjekin shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar që tashmë e ka zgjeruar njohjen e kësaj pavarësie të merituar të Kosovës”, shkroi Ben-Meir në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me rastin e pavarësisë së 13-të të Kosovës, unë dua të përgëzoj popullin e vendit për arritjen e këtij përvjetori historik, pas tmerreve të luftës në 1999. Pavarësia e Kosovës nuk duhet të komprometohet kurrë. Rusia, Kina dhe vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta ndjekin shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar që tashmë e ka zgjeruar njohjen e kësaj pavarësie të merituar të Kosovës. Dua të përfitoj nga ky rast, për t'i uruar gjithashtu çdo kosovari ditë më të mira dhe më të ndritshme përpara. # Kosova13

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat