“Kam frikë se mërzitet Batoni”, Hoxha-Kurtit: Në marrsh shumë vota je autoritar, e në marrsh pak je dështak

Aktuale

“Kam frikë se mërzitet Batoni”, Hoxha-Kurtit: Në marrsh shumë vota je autoritar, e në marrsh pak je dështak

Nga: A.Z Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Albin Kurti

Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Kurtit, duke shkruar se në marsh shumë vota, do të thonë se rrezikon të bëhesh autoritar, por nëse merr pak vota do të thonë se je dështak. Ndërsa në marrsh muslimanë në parti do të thonë je anti Skënderbe, e në marrsh katolik do të thonë që nuk ke respekt për vendin.

Më tej ka shkruar se në bëfsh premtime do të thonë se nuk është koha për fjalë, e në mos bëfsh premtime do të thonë se nuk ke se çfarë të ju ofrosh.

Tutje ka thënë se në marrsh votat e atyre që jetojnë në Kosovë do të thonë se je i manipuluar, por në marrsh votat e mërgatës do të thonë janë gërrnaqa, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

I dashur Albin,

Në marrsh shumë vota; shqiptarët do të thonë që rrezikon të bëhesh autoritar, në marrsh pak vota, do të thonë se s'je politikan, por dështak. Në folsh për taksë 100% do të thonë që rrezikon raportet me SHBA, në folsh për reciprocitet të plotë do të thonë se je pro serb e pro rus. Në marrsh myslimanë në parti do të thonë je anti Skënderbe, në marrsh katolikë do të thonë që nuk ke respekt për vendin me shumicë myslimane, në marrsh ateistë do të thonë komunist, e në i marrsh edhe myslimanë, edhe katolikë, edhe ateistë, do të thonë e ke bërë partinë "çervish".

Në bëfsh premtime, do të thonë se s'është koha për fjalë, kur vendi ndodhet në vështirësi ekonomike; e në mos bëfsh premtime do të thonë se nuk ke çfarë t'ju ofrosh. Po fole me fjalë të mëdha do thonë se bën sofizma, e po fole thjesht do thonë se nuk di të flasësh.

Në marrsh votat e atyre që jetojnë në Kosovë, do thonë se i ke manipuluar. Në marrsh votat e mërgatës, do thonë janë gërrnaqa. Në folsh për Bashkim Kombëtar, do të thonë je ambicioz i madh e kërkon gjëra që duheshin gatitur njëqind vjet më parë.

Kaq për sot, jo se do të zërë gjumi, por kam frikë mos mërzitet Batoni!

Nga Lolita, nxënësja më e keqe e Konicës.

Lolita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat