A do të tërhiqet Haradinaj nga kërkesa për t'u bërë president? - Flasin nga AAK-ja?

Aktuale

A do të tërhiqet Haradinaj nga kërkesa për t'u bërë president? - Flasin nga AAK-ja?

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:50
Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka deklaruar se në AAK ende nuk është diskutuar nëse do të bëjnë kuorum për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit.

Ai tha se për një gjë të tillë mbetet të merret vendim brenda partisë.

"Nuk e kemi diskutuar ende këtë temë në parti, mbetet me marr vendim partia për këto situata”, u shpreh Selmanaj.

Ndërsa lidhur me rezultatin e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Selmanaj tha se ata respektojnë vullnetin e popullit dhe se secila parti duhet të bëjë analizë për rezultatet që kanë marr.

“Rezultati është ky që është, ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve, secila parti duhet të bën analizë për rezultatin që e ka marr, por në fund të fundit ky është vullneti i qytetarëve të cilin ne e respektojmë”, tha Selmanaj.Kujtojmë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori vetëm 7.43% të votave në zgjedhet e së dielës, duke u renditur e katërta pas VV-së, PDK-së dhe LDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat