Prioritetet e qeverisë “Kurti”, nga dialogu tek lufta ndaj korrupsionit

Aktuale

Prioritetet e qeverisë “Kurti”, nga dialogu tek lufta ndaj korrupsionit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Albin Kurti

Probleme të mëdha pritet të ketë qeveria e re e Kosovës. Si fillim, Vetëvendosje dhe Albin Kurti, që bazuar në rezultatet paraprake, janë fitues të zgjedhjeve, pritet të kenë probeleme në jetësimin e premtimit që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.

“Do të jetë sfidë e Kuvendit dhe sfidë e partisë që fiton zgjedhjet. tashmë i kemi të qarta procedurat dhe tashmë dihet që partia që do t'i fitojë zgjedhjet, përveç që do të ketë nevojë për një partner në Qeveri, me gjasë do të ketë nevojë edhe për një partner për të krijuar kuorumin e nevojshëm për 80 deputetet për të filluar procedurat e zgjedhjet së Presidentit”, tha analisti Arton Demhasaj.

Tashmë kanë mbetur vetëm një muaj e gjysmë kohë që të zgjidhet presidenti i ri.

“Zgjedhja e një presidenti të ri nuk është më opsion, është domosdoshmëri, pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen. Prilli është data e fundit kur partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje që do të finalizonte një emër për president”, thekson analisti Allen Meta.

Megjithatë, krahas zgjedhjes së presidentit të ri, Qeveria e re do të ketë edhe telashe të tjera.

“Çështjet kryesore që duhet të fokusohet qeveria e ardhshme të cilat janë parësore me të cilat duhet të ballafaqohet janë ekonomia dhe shëndetësia. Pasi ende nuk dihet fundi i pandemisë”, shtoi Meta.

Tani për tani ende nuk është certifikuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit, pasi pritet numërimi i votave të diasporës.

Në rast se Vetëvendosje fiton 61 mandate, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë nuk do të jetë problem, por më sfiduese duhet të jetë zgjedhja e presidentit ku nevojiten 80 deputetë, që të paktën në tentativën e tretë të jenë të pranishëm në seancë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat