Bislimi i LDK-së: Votuesit zemërthyer e kanë votuar VV-në – elektorati do të na rikthehet sërish

Aktuale

Bislimi i LDK-së: Votuesit zemërthyer e kanë votuar VV-në – elektorati do të na rikthehet sërish

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Faton Bislimi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Bislimi tha se njerëzit e LDK’së e kanë votuar LVV’në për shkak të pakënaqësive ndaj partisë.

“Ngritja e LVV’së është shënuar nga dy arsye: e para diskursi politik anti-LDK në kuptimin e qeverisjes nga këto parti që i kemi pasur deri më tani. Megjithatë ka qenë edhe një ndjenjë e penalizmit dënimit përmes votës elektorale nga njerëzit e LDK’së të cilët zemërthyer e kanë votuar LVV’në kësaj radhe, se e kanë parë si mundësinë e vetme për t’i iniciuar ndryshimet që i kanë dashur prej kohësh në partinë e tyre të zemrës”, ka thënë ai.

Ai tha se në rast se në LDK bëhen ndryshimet e duhura, elektorati i kësaj partie, sipas Bislimit do të rikthehet sërish tek ta.

“Jam i bindur që nëse nga ky proces i kësaj sfide të madhe, dalim me njerëz që i prijnë betejave të ardhshme të LDK’së, të ri-ngritjes së pari e pastaj edhe fitores, elektorati do të kthehet përsëri aty ku i flen zemra”, ka thënë më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat