Erdogan e uron Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë, Osmani i përgjigjet

Aktuale

Erdogan e uron Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë, Osmani i përgjigjet

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:53
Erdogan

Presidenti turk, Taip Erdogan ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur u.d e presidentit, Vjosa Osmani me anë të një postimi në Twitter.

“Faleminderit(Në gjuhën turke) president Erdogan për urimet e tua të përzemërta në këtë përvjetor të pavarësisë sonë. Republika jonë  e re është mirënjohese për mbështetjen e Turqisë. Populli i Kosovës është falënderues për raportet special me popullin e Turqisë”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Ndërkaq nuk dihet nëse  Erdogan ka telefonuar Vjosa Osmanin për t’ia uruar 13 vjetorin e pavarësisë së vendit, apo i ka dërguar letër për shkak se në lidhje me këtë çështje nuk ka pasur njoftim nga presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat