Ushtari i Koshares vdes nga Covidi – Komandant Anton Quni i përkujton dy momente të Canit: Me automatik ngritët në këmbë...

Aktuale

Ushtari i Koshares vdes nga Covidi – Komandant Anton Quni i përkujton dy momente të Canit: Me automatik ngritët në këmbë...

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:32
Hasan Hoti

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Hoti, ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

Hoti i cili ishte ushtar në Koshare, është përkujtuar nga komandanti Anton Quni.

Quni përmes një postimi në Facebook, ka nda dy kujtime me Hasan Hotin.

Quni kujton ditën e 14 prillit të vitit 1999 në Koshare, kur nga serbët njësiti i UÇK ishte plotësisht i rrethuar.

Quni tregon se derisa i motivonte ushtarët, është ngritur në këmë Cani i cili e mori automatikun dhe e vendosi në krah.

“nga një rrethojë i shkëputë disa degë duke fishkëlluar me to mu drejtua me zë të lartë që të dëgjohej nga të gjithë: "Komandant, veç tregoje drejtimin dhe me këtë thupër do i ndjeki deri në Serbi"’, shkruan Quni.

Ndërsa, një ngjarje tjetër që e kujton Quni është ai i ditës 13 shkurt të vitit 2021 në Ratkoc, kur e kanë vizituar në shtëpinë e tij për ta bindur që të hospitalizohej pas infektimit me Covid.

Pas insistimeve tona të shumta që të vendoset në spital për trajtim, u ngrit në këmbë, me njërën dorë e kapi bombolën e ngriti në ajër dhe prapë me zë të lartë na u drejtua: "unë jam mirë, kurrë ma mirë s’kam qenë dhe nuk shkoj në spital". Me trup të fortë si shkëmbi, shikim depërtues dhe zë të fuqishëm, na bindi se edhe kësaj radhe do t’ia dal”, shkruan Quni.

Postimi i plotë:

Dy kujtime me Hasan Hotin (Cani)

14 prill 1999, Koshare

Në një moment forcat serbe krijuan epërsi në njerëz dhe teknikë. Njësiti jonë ishte pothuajse plotësisht i rrethuar. I mblodha ushtaret dhe i njoftova me situatën. E vendosëm që të koncentrojmë zjarrin dhe manovrën, dhe të hapim shtegun për të depërtuar në thellësi të Kosovës. I përpunuam edhe detajet më të vogla. Të gjithë e kuptonim se ishte mision jetë a vdekje. Në fund, në momentin kur unë po i mendoja ca fjali motivuese, në këmbë ngritët Cani, e hudh automatikun në krah, dhe nga një rrethojë i shkëputë disa degë duke fishkëlluar me to mu drejtua me zë të lartë që të dëgjohej nga të gjithë: "Komandant, veç tregoje drejtimin dhe me këtë thupër do i ndjeki deri në Serbi". Me trup të fuqishëm dhe qëndrim stoik, përkundër breshërive dhe detonimeve ai qëndroi në këmbë deri sa e detyrova të ulej dhe strehohej pas një ahu. Padyshim se gjesti i tij ishte shembull i motivimit që i gjen vetëm në legjenda.

13 shkurt 2021, Ratkoc

Canin, me disa bashkëluftëtarë e vizituam ne shtëpinë e tij për ta bindur që të hospitalizohej. Ishte i lidhur në oksigjen dhe aty pranë ishin një mori medikamentesh.

Pas insistimeve tona të shumta që të vendoset në spital për trajtim, u ngrit në këmbë, me njërën dorë e kapi bombolën e ngriti në ajër dhe prapë me zë të lartë na u drejtua: "unë jam mire, kurrë ma mire s’kam qenë dhe nuk shkoj në spital".

Me trup të fortë si shkëmbi, shikim depërtues dhe zë të fuqishëm, na bindi se edhe kësaj radhe do t’ia dal.

I tillë ishte Cani, si në kohërat e luftës, pa i'u dridhur qerpiku e shikonte vdekjen drejtë e në sy, ashtu edhe në paqe. Trim e i patrembur!

Zoti e pastë mëshiruar shpirtin e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat