Naser Rugova i reagon ashpër Isa Mustafës: Shumë keq, u pendua që dha dorëheqje

Aktuale

Naser Rugova i reagon ashpër Isa Mustafës: Shumë keq, u pendua që dha dorëheqje

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:55
Naser Rugova

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar ndaj ish-kreut të kësaj partie Isa Mustafës, i cili sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dorëheqje nga pozita e kryetarit ka dhënë si akt moral dhe jo si akt pendimi, meqë thotë se edhe po të kthehej mbrapa do ta drejtonte njëjtë LDK-në, duke ruajtur vlerat proevropiane, partneritetin me SHBA-të dhe qeverisjen pa skandale dhe korrupsion.

Rugova si reagim ndaj Mustafës thotë se, sipas tij i është dukur që ishte penduar Mustafa për dorëheqjen nga kreu i LDK-së.

Rugova thotë se kjo është shumë keq.

“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!”, shkruan Naser Rugova në Facebook.

Ndryshe, Isa Mustafa ka shkruar se do t’iu kërkonte falje qytetarëve nëse LDK-ja do të ndëshkohej se nuk ka qeverisur mirë apo me skandale, derisa thotë se do të ndihej i lehtësuar se po ta dinte se pse qytetarët e kanë ndëshkuar partinë e tij në këto zgjedhje.

“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???”, ka shkruar Mustafa tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat