“Ramush, t'ka mujt një gru e Kusarve, t'ka këput”!

Aktuale

“Ramush, t'ka mujt një gru e Kusarve, t'ka këput”!

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka humbur në Gjakovë, qytetin ku qeverisë kjo parti. Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar bindshëm në këtë qytet me 21 mijë e 212 vota ose 53.90% të votave të përgjithshme.

Ndërsa AAK-ja doli e dyta ku mori vetëm 9 mijë e 710 vote ose 24,67% të votave të përgjithshme.

Ndërsa, kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, apo ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka arrituR e vetme që të marr më shumë vota se sa AAK-ja. Ajo ka marr gjithsej 10 mijë e 582 vota në komunën e Gjakovës

. E pas kësaj fitore të Kusari-Lilës në Gjakovë, ka ironizuar me AAK-në, gazetari dhe analisti politik Xhevdet Pozhari.

“Mimoza Kusari-Lila e vetme paska fitu ma shumë vota në Gjakovë se krejt AAK-ja bashkë. 'Ramush, t'ka mujt një gru e Kusarve, t'ka këput'!”, ka shkruar Pozhari në rrjetin social Facebook. Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur një rezultat historik, ku doli e para dhe është afër që të fitoj 61 deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat