LDK po përgatitet për kryetarin e ri – mandati i zgjat deri në gushtin e vitit 2023

Aktuale

LDK po përgatitet për kryetarin e ri – mandati i zgjat deri në gushtin e vitit 2023

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:55
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, po përgatit Kuvendin e saj, për të zgjedh kryetarin e ri të kësaj partie. LDK-jë, në faqen e saj në Facebook, ka njoftuar se, mandati i kryetarit të ri, do të zgjatë deri në përfundimin e Kuvendit të LDK-së, e që është deri në gusht të vitit 2023.

Sipas njoftimit, konsultat nëpër degë dhe anëtarësinë e strukturat e LDK-së për të gjetur kandidatin për kryetar të LDK-së, do të zgjasin deri ën fund të muajit. Ata njoftojnë se propozimet mund t’i përcillen Kuvendit dhe nuk do të ketë ndërhyrje nga organet e LDK-së.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023. Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat