Gjykata merr vendim për Pal Lekajn

Aktuale

Gjykata merr vendim për Pal Lekajn

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 13:55
Pal Lekaj

Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, u shpall fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune.

Kështu u bë e ditur sot në shpalljen e aktgjykimit ndaj Pal Lekajt.

Lekaj u dënua me dënim me kusht, duke e vërtetuar dënimin, prej 1 viti e gjashtë muaj,  dënim ky i cili do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 2 vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat