Kandidatët më të votuar të listës së Vetëvendosjes në Ferizaj

Aktuale

Kandidatët më të votuar të listës së Vetëvendosjes në Ferizaj

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:53
LVV

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 60 për qind të votave në Komunën e Ferizajt, ndërkaq mbi 20 mijë qytetarë të kësaj komune, e kanë votuar Vjosa Osmanin për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Mediat nga burimet e veta ka arritur të sigurojë një listë  të kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në Komunën e Ferizajt, listë së cilës i prinë Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani 20 233 vota

Hekuran Murati 14 887 vota

Glauk Konjufca 11 258 vota

Valon Ramadani 7 340 vota

Dimal Basha 5 497 vota

Enver Haliti 4 716 vota

Shqipe isufi 4 464 vota

Alban Bajrami 3 932 vota

Burim Karameta 3 857 vota

Ekrem Mustafa 3 625 vota

Haki Abazi 1 793 vota

Këto shifra janë nga të dhënat preliminare të numërimit të votave, pasi ende nuk janë numëruar votat nga jashtë vendit, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga të dhënat preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë 47.85 për qind të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat