Ambasadori gjerman uron Kurtin për fitoren, ia përmend sfidat me të cilat do të përballet

Aktuale

Ambasadori gjerman uron Kurtin për fitoren, ia përmend sfidat me të cilat do të përballet

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:28
Foto nga takimi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e ka uruar për fitoren e përbashkët me Vjosa Osmanin.

Përmes një statusi në Twitter, ambasadori Rohde ka thënë se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit.

“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin.

Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ambasadori Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat