Dalin dosje që zbardhin vrasjen e Xhemajl Mustafës, reagon Lutfi Haziri: Kanë me mbet turpi i sotëm

Aktuale

Dalin dosje që zbardhin vrasjen e Xhemajl Mustafës, reagon Lutfi Haziri: Kanë me mbet turpi i sotëm

Nga: Bota sot Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Xhemajl Mustafa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka reaguar pasi në media janë publikuar dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë mbi vrasjen e anëtarit të LDK-së Xhemajl Mustafës.

Haziri ka thënë se më në fund, pas 20 vitesh, po fillojnë të zbardhen vrasjet politike, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se vrasësit e Mustafës do të mbeten turp i sotëm dhe i historisë.

Postimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.

O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë.

Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat