Peci: Mustafa do të ndikojë në LDK edhe pa prezencën e tij në zyre

Aktuale

Peci: Mustafa do të ndikojë në LDK edhe pa prezencën e tij në zyre

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:53
Faton Peci

Faton Peci, kandidat nga radhët e listës së përbashkët ndërmjet iniciativës qytetare ‘Guxo’ dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Peci, i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë se ndikimi i kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, do jetë prezent edhe pas largimit të tij nga kjo pozitë.

“Z. Mustafa do të ndikojë pa prezencë në zyre. Në modalitetin se si po e shoh unë, nuk jam optimist se do reformohet”, ka deklaruar ai.

“Taktizimet që po i shoh ditëve të fundit janë të vetëm një farse. Ndryshimi duhet bëhet edhe në aspektin statutar, si dhe niveli i reformës duhet të jetë prej nivelit të degëve e nëndegëve. Mendoj se LDK’ja nëse reformohet, mund ta ndal trendin e rënies. LDK është shndërruar në sinonim të mashtrimit të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera kandidati për deputet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat