Naser Rugova përsëri thumbon Isa Mustafën, përmend tre emra për kryetar të LDK-së

Aktuale

Naser Rugova përsëri thumbon Isa Mustafën, përmend tre emra për kryetar të LDK-së

Nga: N.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 10:07
Isa Mustafa

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova edhe sot ka vazhduar debatin e tij, të nisur gjatë ditës së djeshme kundër Isa Mustafës.

Rugova në një postim në Facebook, shkruan se, kryetari i ri i LDK-së, duhet të bëjë prerjen kirurgjike me boshtin e të keqes në LDK. Sipas tij, ky bosht është ai që e ka privatizuar partinë për 10 vite.

E për këto 10 vite kryetar i LDK-së ishte Isa Mustafa, qe Rugova i referohet bashkë me gardën e tij.

Rugova gjithashtu thotë se nuk është shumë rëndësi se kryetar bëhet Lumiri, Antoni apo Kujtimi. Kjo lë të nënkuptoj se njëri prej këtyre tre emrave do ta udhëheq LDK-në.

“Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e të keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, shkruan Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat