Publikohet fotografia e fundit e Enis Zemajt, një ditë para se të vritej në pritë

Aktuale

Publikohet fotografia e fundit e Enis Zemajt, një ditë para se të vritej në pritë

Nga: A.Zh Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Enis Zemaj

Diplomati Astrit Zemaj, ka kujtuar vëllain e tij të vrarë, Enis, në ditëlindjen e tij.

Zemaj ka publikuar fotografinë e fundit të Enisit, para se të vritej të nesërmen në pritë me axhën e tij, Tahir Zemajn dhe Hasan Zemajn, më 4 janar 2003, përcjell Bota sot.

Postimi i Zemajt në Facebook:

ENISIT në vend të urimit!

(20.02.1983-04.01.2003)

Vëlla i dashur,

Si çdo ditë edhe sot ditëlindja jote të sjell mes nesh, sepse balli yt asnjëherë nuk ka pushuar ta ndriçojë truallin e shtëpisë, dhe as nuk është ndalur ta ngrohë zemrën e familjes.

Kjo foto ishte e fundit e Enisit. Ai të nesërm u vra në pritë. Ishte në veturë së bashku me axhën Tahir dhe Hasanin me datën, 04 janar 2003.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat