Dosjet e UNMIK-ut, reagon djali i deputetit të vrarë të LDK-së – tregon mënyrën si u kryen vrasjet politike

Aktuale

Dosjet e UNMIK-ut, reagon djali i deputetit të vrarë të LDK-së – tregon mënyrën si u kryen vrasjet politike

Nga: P.R Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Në mediat e Kosovës, ditëve të fundit janë publikuar dosjet e UNMIK-ut, ku jepen detaje tronditëse për vrasjen e Ekrem Rexhes i njohur si Komandant Drini, Xhemail Mustafës, si dhe plagosjen e Fetah Rudit, i cili tash e 20 vite ka mbetur në karrocë nga atentati i 15 dhjetorit të vitit 2000.

Në bazë të këtyre dosjeve, organizatori i vrasjes së Drinit, Mustafës dhe plagosjes së Fetah Rudit është i njëjtë.

Poashtu, edhe autorët dhe armët të cilat u përdorën janë të njëjta. Sipas këtyre dosjeve, organizatorët dhe autorët e vrasjes së Drinit, Mustafës dhe plagosjes së Fetah Rudit ishin anëtarë të TMK-së, Policisë së Kosovës, si dhe përmendet një ish deputet.

E publikimi i këtyre dosjeve, ka nxitur reagimin e Blerim Hajdarajt, djalit të deputeti të LDK-së, Smaj Hajdaraj, i cili u vra vra më 17 janar 2002, dhe vrasja e tij ka mbetur ende e pa zbuluar.

“Nga ajo çka pamë: vrasjet (politike) janë bërë në mënyrë institucionale. TMK (disa struktura) —> Polici (disa struktura) —> Ministri e rendit —> Qeveri e përkohshme Çdo tendencë tjetër për ta reduktuar në një person dikun ka mesi ose ma poshtë , është qëllimkeqe e për politikë ditore aktuale. Thjeshtë, as nuk e duan drejtësinë e mirëfilltë dhe as s’ju dhimbsen viktimat (personalitete shumë të nderuara atdhetare). Rrnoftë Jack Smithi!”, ka shkruar Blerim Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat