Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë është 1,571

Aktuale

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë është 1,571

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:29
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 571 raste.

Ndërkaq, sipas njoftimit të fundit, theksohet se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 65 mijë e 982.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 57 mijë e 941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 470.

"Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)", njofton IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat