A mund ta zgjedhë Kuvendi presidentin para se të formohet qeveria? Flasin juristët

Aktuale

A mund ta zgjedhë Kuvendi presidentin para se të formohet qeveria? Flasin juristët

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Kuvendi i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës mund të zgjedhet edhe para se të formohet qeveria.

Duke u bazuar në situatën e vitit 2010 kur Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidentin para kryeministrit, rrjedhimisht një situatë e ngjashme mund të përsëritet edhe në vitin 2021.

Nëse vendi nuk arrin të formojë qeverinë para datës 6 prill, datë kjo kur i skadon mandati i u.d presidentes Vjosa Osmani, ekzistojnë disa versione nëse Kuvendi mund të vazhdojë me zgjedhjen e një presidenti e pastaj të qes në votim qeverinë.

Por, drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, sqaron se proceduralisht duhet që pas konstituimit të Kuvendit, duhet të procedohet me formimin e Qeverisë, pastaj për të vazhduar me procedurat e emërimit të Presidentit.

“Mbi bazën e numrave në Kuvend të VV, nuk është se kanë alternative LDK dhe PDK, përveç se te marrin pjesë për të formuar kuorumin prej 80 deputetëve për të qëndruar në sallën e Kuvendit, gjithmonë në respektim të vullnetit të popullit nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, deklaron Miftaraj

Analisti politik, Artan Demhasaj, ndryshe nga Miftaraj, vlerëson se mund të procedohet fillimisht me zgjedhjen e presidentit e tani të kryeministrit, por sipas tij, nuk është e domosdoshme.

“Ne kemi pas një rast tillë në vitin 2010 kur në atë kohë ka qenë  ushtrues detyrë Jakup Krasniqi dhe fillimisht është zgjedh presidenti pastaj është shkuar me votimin e qeverisë. Kështu që mundet me shku me këtë logjikë të njëjtë edhe tash. Me hy ne procedura zgjedhja e presidentit, tani e kryeministrit, por nuk është e domosdoshme”, thotë Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat