“14 shkurti shkaktoi tërmet politik në Kosovë”

Aktuale

“14 shkurti shkaktoi tërmet politik në Kosovë”

Nga: A.Morina Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), datën e 14 shkurtit e ka cilësuar si një tërmet politik në skenën politike të Kosovës.

Miftaraj tha se më këtë datë mendësia e re, fitoi nga mendësia e vjetër. Mirëpo, sipas tij tani duhet të ndryshohet edhe qasja e profesionistëve dhe ekspertëve të fushave të caktuara.

“Opinionet dhe ekspertizat e tyre t’i bazojnë me fakte, ligjë, procedura dhe praktika të mira, e jo me i kënaq apetitet dhe dëshirat e secilës parti që vjen në pushtet”, shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

14 shkurt 2021 solli termet politik ne skenen politike ne Kosove. Mendesia e re, fitoi nga mendesia e vjeter!

14 shkurt 2021 do te duhej te ndryshonte edhe mendesine dhe qasjen e profesionisteve apo eksperteve te fushave te caktuara.

Opinionet dhe ekspertizat e tyre ti bazojne me fakte, ligj, procedure dhe praktika te mira, e jo me i knaq apetitet dhe deshirat e seciles parti qe vjen ne pushtet.

Per bese eshte jete e poshter dhe shume e veshtire me i ndrru bindjet politike dhe qendrimet juridike pas çdo pushteti.

Jam i sigurte se partia ne pushtet nuk iu sheh as me simpati e as te mençur, por vetem nga kendi i servilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat