Njeriu i afërt i Thaçit e pranon / Ky ishte gabimi fatal i PDK-së dhe LDK-së: Ka ardhur koha që Albin Kurti...

Aktuale

Njeriu i afërt i Thaçit e pranon / Ky ishte gabimi fatal i PDK-së dhe LDK-së: Ka ardhur koha që Albin Kurti...

Nga: N. H Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:46
Albin Kurti

Arsim Bajrami, sh-bashkëpunëtor i afërt i Hashim Thaçit, derisa ky i fundit ishte në krye të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje më shumë sesa votë për këtë parti ishte shprehje e zhgënjimit të qytetarëve.

Deklaratat e tij ku “godet” ashpër Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, është bërë virale, dhe po qarkullon në rrjetin social në “Facebook”.

“E kam thënë edhe në intervistat e mija, rrëzimi i Qeverisë së Albin Kurtit në kohë pandemie ka qenë një gabim fatal i subjekteve politike, dhe është krijuar një neveri tek qytetarët që aso kohe kanë qenë të brengosur për mbijetesën”, deklaron Bajrami në këtë intervistë, përcjell “Bota sot”.

Image
Arsim Bajrami

Duke aluduar në Albin Kurtin, kandidat për kryeministër dhe fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Bajrami thotë se ka ardhur koha e tyre për ta formuar qeverinë, kurse humbësit të shkojnë në opozitë.

“Kjo votë kaq e madhe për një parti politike, është një përgjegjësi shumë e madhe për vendin. Lutem që kjo të ketë sukses, sepse është në të mirën e vendit. Mendoj se ka ardhur koha që fituesi ta bëjë qeverinë, kurse humbësi opozitën. Të provohet Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në pushtet”, shprehet ai.

Në vazhdim mund ta dëgjoni deklaratën e Arsim Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat