Xhafer Tahiri zgjedhet kryetar i degës së LDK-së Vushtrri

Aktuale

Xhafer Tahiri zgjedhet kryetar i degës së LDK-së Vushtrri

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:20
Xhafer Tahiri

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Gërguri njoftoi se dha dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 14 shkurtit.

“Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës)”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

E lidhur me këtë, vendin e tij do ta zë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim, gjersa shtoi se kjo është arritur pas një takimi që ka mbajtur sot dega e LDK-së atje.

“Po sot dega e LDK-së ka mbajtur një takim dhe në bazë të statutit të LDK-së jam zgjedhur, pas dorëheqjes së Hysni Gërgurit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat