“Unë s’vendosi vetë”- Sami Kurteshi imiton Valdete Dakën në mbledhje të KQZ-së

Aktuale

“Unë s’vendosi vetë”- Sami Kurteshi imiton Valdete Dakën në mbledhje të KQZ-së

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 14:09

(E plotësuar 18:58) - Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi ka imituar kryetaren Valdete Daka duke thënë se i ikën përgjegjësisë.

Debati nisi pas njoftimit që dha Daka se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për disa vota nga diaspora por që nuk dha informacione të detajuara.

”Kur është çështja e marrjes së përgjegjësisë ju keni deklaruar që KQZ-ja është turp kolegjial, nuk marrë vendime vet. Kur është çështja tek titullari i informatave që duhet t’i dinin anëtarët e KQZ-së nuk është më trup kolegjial”, tha Kurteshi.

Kurteshi e quajti Daken edhe injorante duke thënë se nuk e di të bëjë dallimin mes kryetares dhe kryesueses.

”Kjo kryesuese që i thotë vetit kryetare, nuk është kryetare, sepse kjo është injorante dhe nuk dinë me dallu çka është kryetare dhe kryesueses…nuk din”, deklaroi ai.

Kurteshi e quan injorante Dakën: Nuk di ta bëjë dallimin mes kryetares e kryesues

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, e ka quajtur kryesuesen e KQZ-zë, Valdete Daka, injorante. Ai ka thënë se Daka nuk di ta bëjë dallimin mes kryetares e kryesueses.

Kurteshi reagoi pasi Daka tha se është titullare e KQZ-së dhe se informatën nga Prokuroria Speciale e ka pranuar si titullar e KQZ-së.

Kurteshi ka folur pasi anëtarët e tjerë të KQZ-së janë larguar nga mbledhja, ndërsa me të ishte vetëm Alim Rama i Vetëvendosjes.

“Rezistenca e sistemit të vjetër është shumë e madhe. I hapëm çështjet dhe u pa çfarë përgjigjen jepen. Ka zvarritje në QNR, fshehje të informatave në Sekretariat, ka urdhra nga Sekretariati e KQZ-ja që në QNR të mos u jepen informata anëtarëve të KQZ-së. Mua personalisht më është thënë në QNR se nuk mund të jap këtë informatë pasi kryeshefi ka vendosur kështu. Kryeshefi vendos cilat informata i merr anëtari i KQZ-së. Ky është sistemi i vjetër i kriminalizuar. Kryeshefi nuk është zgjedhur rastësisht ashtu siç është zgjedh. Edhe kjo kryesuese që i thotë vetes kryetare, nuk është kryetare. Është injorante, nuk e di me dallu çfarë është kryetare e çfarë kryesuese, rolin e funksionin e dy koncepteve nuk i di. 14 shkurti ka ngjarë, ka ngjarë ndryshimi. Ndryshimi po vjen”, ka thënë Kurteshi.

Daka: Prokuroria Speciale ka hetuar disa vota nga diaspora

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, por ajo ka thënë se përderisa Prokuroria nuk del me njoftim vet, ajo nuk mund të përzihet në hetime.

“Prokuroria ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora por përderisa Prokuroria nuk del me një njoftim unë nuk kam të drejtë të përzihem në hetime të cilat janë duke u zhvilluar. Dhe, po Sami, kam urdhërin që më është dorëzuar mua por prokuroria po të gjente të arsyeshme do tua dorëzonte edhe juve, me pas dashte me e bo publike do ta bënte”, ka thënë Daka.

Kjo ka ngjallë në reagime të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, që ka pyetur pse nuk është ndarë ky njoftim me anëtarët tjerë të KQZ-së.

Mirëpo, Daka ka thënë se njoftimi i ka ardhur asaj si titullare e KQZ-së.

E ky fakt ka nxitur reagim nga Kurteshi dhe anëtari tjetër i VV-së në KQZ, Alim Rama.

“Kur është çështja e përgjegjësi je duke thënë se si kolegjium marrim vendime. E për çështje tjera po je titullare”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa Daka i është kundërpërgjigjur duke thënë se Prokuroria Speciale ka informata se një subjekt i caktuar ka diçka, dhe se si përfaqësuese jopartiake ajo nuk mund ta ndajë këtë informatë. Duhet ta bëjë Prokuroria Speciale këtë.

Daka dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së, me përjashtim të Kurteshit e Ramës, u larguan nga mbledhja, ndërsa Kurteshi vazhdoi të flasë.

​KQZ merr vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kjo pas shpërputhjeve të të dhënave ndërmjet kandidatëve për deputetë dhe subjektit politik pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, derisa i renditi arsyet për rinumërim, tha se këto vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta.

“Një numër i madh i formularëve të kandidatëve nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të mos përputhjes së të dhënave. Pasi ka kandidatë që ka më shumë vota se subjekti politik. Ndërsa ka raste kur subjekti ka vota, e kandidatët nuk kanë dhe anasjelltas”, tha ai.

Ndërkohë, kritika për refuzimin e votave me postë nga diaspora shprehu anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi, i cili kërkoi formimin e një komisioni për verifikimin e tyre.

Derisa edhe kritikoi sekretariatin për mos numërimin e votave me kusht në QNR.

Këtë kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahetmaj e konsideroi si presion, por Kurteshi ia ktheu se kjo fjali është mbulim i mospunës në QNR.

Por këtë procesim të të dhënave e konsideroi në suaza të normales, Sami Hamiti nga LDK.

Krahas kësaj, Kurteshi ngriti shqetësimin edhe për votat komuniteteve jo shumicë në zona ku demografia etnike nuk është në përputhje me votat e fituara.

“Ka raste ku në disa komuna që nuk ka pjesëtarë të komunitetit boshnajkë, e kanë marrë vota në aty komuna. Pse KQZ heshtë. Vota për vendet e garantuara nuk mund të keqpërdoren”, tha ai.

Përplasje në KQZ mes Dakës dhe Kurteshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës, e aty pati ankesa për vonesën e numërmit të votave me kusht dhe të mërgatës.

Teksa përfaqëuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kërkonte përgjigje në disa pyetje nga Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, kryesueja Valdete Daka i tha “Sami mos bërtit”.

Pasi Kurteshi e ngriti tonin e zërit kur Ahmetaj i tha “mos bëni presion”, Kurteshi iu kthye:

“Kjo fjali është fjali për mbulimin e mospunës, dhe mosorganizimit të mirë atje, le ti me lanë sekretariatin, po unë bëra pyetje edhe nuk bëra kurfarë presioni.  Edrejtë e anëtarit të KQZ-së është me qenë tërë kohën në vëzhgimin e procesit të numërimit dhe rinumërimit, leni këto forma të presionit”.

E këtu ndërhyri Valdete Daka duke i kërkuar Kurteshit të mos bërtasë.

“A bon Sami mos me bërtit, a bon mos me bërtit”, tha Daka.

“Jo spo bërtas”, ia ktheu Kurteshi.

“Jo je tu bërtitë, leni të na tregon koordinatori i QNR-së”, tha Daka.

Më pas Kurteshi tha: “Ska kurfarë presioni po bëj pyetje konkrete pse nuk bëhen veprime të caktuara në Qendrën e Numërimit të Rezultateve edhe leni këto forma jo po bëni presion, po du përgjigje konkrete”.

Ndërsa, në fjalën e tij Ahmetaj tha se “KQZ ka miratu një plan operacional dhe për shërbimin e votuesve nuk ka asnjë afat të përcaktuar ligjor se kur mundet me u kry”.

“Është hera e parë që QNR i ka procesu më së herti të gjitha materialet dhe tash jemi në prite të materiale…jemi në pritje edhe vendvotimeve që kanë me u rinumëru”, shtoi ai.

“Pse nuk fillon numërimi i votave me kusht?

Sepse na duhet me pritë të gjitha votat me postë, sepse kemi votues që ka votu edhe me postë edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe pastaj do të del rezultati i verifikimit”, shtoi ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat