Daka: Prokuroria Speciale ka hetuar disa vota nga diaspora

Aktuale

Daka: Prokuroria Speciale ka hetuar disa vota nga diaspora

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, por ajo ka thënë se përderisa Prokuroria nuk del me njoftim vet, ajo nuk mund të përzihet në hetime.

“Prokuroria ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora por përderisa Prokuroria nuk del me një njoftim unë nuk kam të drejtë të përzihem në hetime të cilat janë duke u zhvilluar. Dhe, po Sami, kam urdhërin që më është dorëzuar mua por prokuroria po të gjente të arsyeshme do tua dorëzonte edhe juve, me pas dashte me e bo publike do ta bënte”, ka thënë Daka.

Kjo ka ngjallë në reagime të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, që ka pyetur pse nuk është ndarë ky njoftim me anëtarët tjerë të KQZ-së.

Mirëpo, Daka ka thënë se njoftimi i ka ardhur asaj si titullare e KQZ-së.

E ky fakt ka nxitur reagim nga Kurteshi dhe anëtari tjetër i VV-së në KQZ, Alim Rama.

“Kur është çështja e përgjegjësi je duke thënë se si kolegjium marrim vendime. E për çështje tjera po je titullare”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa Daka i është kundërpërgjigjur duke thënë se Prokuroria Speciale ka informata se një subjekt i caktuar ka diçka, dhe se si përfaqësuese jopartiake ajo nuk mund ta ndajë këtë informatë. Duhet ta bëjë Prokuroria Speciale këtë.

Daka dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së, me përjashtim të Kurteshit e Ramës, u larguan nga mbledhja, ndërsa Kurteshi vazhdoi të flasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat