Shkuarja e Baton Haxhiut në Drenicë/ Ish-komandanti i UÇK-së: Ja personi që dha 2 mijë marka shpërblim për kapjen e Baton Haxhiut – detaje të padëgjuara!

Aktuale

Shkuarja e Baton Haxhiut në Drenicë/ Ish-komandanti i UÇK-së: Ja personi që dha 2 mijë marka shpërblim për kapjen e Baton Haxhiut – detaje të padëgjuara!

Nga: N.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Baton Haxhiu

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka reaguar ndaj Baton Haxhiut, i cili i publikoi disa dosje të UNMIK-ut, që akuzojnë disa persona për vrasjen dhe atentatet e zyrtarëve të LDK-së. Miftari, në reagimin e tij në Facebook, tregon për ngjarjen e cila ksihte ndodhur gjatë luftës në Kosovë, kur Baton Haxhiu kishte shkuar në Drenicë që t’i takonte disa komandantë të UÇK-së.

Sipas tij, Haxhiu ishte i deleguar i Ivica Stanishiqit – kryeshefit të UDB-së, që disa komandantëve të UÇK-së u kishte premtuar pozita ta larta në Polici nëse i dorëzojën armët. Miftari thotë se pas kësaj Haxhiu ishte kthyer në Prishtinë, dhe pas një kohësh në Drenicë, ku ishte edhe vet prezent aty, në Likovc ishte premtuar 2 mijë marka shpërblim nga S.G. për të kapur Baton Haxhiun të gjallë.

Miftari tutje shprehet se kur flet Baton Haxhiu është e qartë, sipas tij, se flet Thaçi, Rama, Vuçiqi e Stanishiqi.

Postimi i plotë:

Postieri diku i UDB, sot avokat dhe prokuror i sekserit Hashim Thaçi ish lider i UÇK-së Baton Haxhiu kishte shkuar në Drenicë 1997-98 t’i takonte disa komandantë të UÇK si i deleguar i Ivica Stanishiçit, kryeshefi i UDB të Serbisë ku disa komandantëve të UÇK-së, iu kishte premtuar pozita politike edhe pozita në polici (si në marrëveshjen e Azem Bejtes me Serb) nëse i dorëzojnë armët dhe ndalin sulmet ndaj policisë Serbe, Batoni ishte kthyer në Prishtinë (nuk e di arsyen pse nuk u arrestu apo pse nuk u pushkatu nga UÇK ) por pas disa kohësh UÇK në Drenicë si eprori S.G në Likovci na kishte premtuar isha prezent vet 2000 marka shpërblim kush e zenë Baton Haxhiun gjallë! Lidhje me këtë shkuarjen e Batonin në Drenicë i njoftuar shumë mirë është edhe një aderim i ri premtues në PDK pasi ishte bashk me Batonin në atë kohë e ftoj publikisht ta flas! Akrobacionet e Baton Haxhiut postier dhe kumara i Ivica Stanishiqit, pastaj këshilltar i Aleksander Vuçiçit e Edi Ramës dhe kumbar e mbrojtës i Hashim Thaçit e Kadri Veselit sot tregojn shumë gjëra pse Kosova 20 vite pas lufres pse jemi akoma shtet i dobët, shtet jo serioz, si ndodh pas ne Koosove sot mbrojtësi" i UÇK (Thaçit e Veselit) e sulmusi i Rexhep Selimit postieri i UDB, Baton Haxhiu nuk i bën rastëisht sot këto etiketime veprime kinse me dosje të UNMIK-ut..blabla. i ka bë edhe më herët varet nga urdhrat nga lart, veprime këto në bashkëveprim 100% me Thaçin, Ramen, Vuçiçin me qëllime të qarta politike kunder LVV parti e cila i ndërpreu planet Serbo-Ruse-Franceze pasi qëllimet Serbe në Kosovē mund të realizohen vetëm me Hashim Thaçin në pushtet çka kjo nuk do të ndodh kurr me. Kur flet sot Batoni shumë e qartë se po flet vet Hashim Thaçi, flet Edi Rama, flet Aleksander Vuçiqi dhe Jovica Stanishici e pse po flasin sot, logjikone vet ku po iu dhembë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat